Armina Mevlani e cila tashmë prej disa vitesh njihet si partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ditët e fundit është në fokus të mediave rozë për raportin e saj me prindrit e partnerit.
Blogerja ka hapur një rubrikë Q&A, (Question and Answer) në Instagram ku ndjeksit e pyesin dhe ajo përgjigjet, ndër shumë pyetje drejtuar Arminës, ndjeksit e saj nuk kanë harruar ta pyesin dhe për ish-kryeministrin Berisha dhe raportet që ajo mban me të.
Blogerja shprehet se tek ish-kryeministri gjëja që vlerëson më shumë është kultura dhe dija e tij.
Si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh?
I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij.-shprehet Armina.