Moderatorja shumë e dashur për publikun Rudina Magjistari ka vendosur të ndryshojë pamjen duke u shfaqur brune në emisionin e pasdites që drejton në TV Klan. Rudina e ka bërë këtë ndryshim me rastin e Halloween-it dhe duhet thënë se me flokë të zeza duket kaq ndryshe.
Pamjen e re, moderatorja e ka kombinuar me një fustan të zi dhe ka pozuar në studion e emisionit, të dekoruar frikshëm për “Halloween”.
Sigurisht që për të arritur këtë pamje Rudina ka përdorur një paruke prandaj mos mendoni se nuk do ta shohim më moderatoren me flokë bjondë.