A kemi një tjetër ndarje në showbiz-in shqiptar? Epo diçka të sigurt nuk e kemi, por nga fjalët që po qarkullojnë lart e poshtë, po thuhet se martesa shumëvjeçare e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos ka përfunduar.
Çifti i balerinëve të cilët kanë qenë partner në skenë dhe në jetë, po përflitet se kanë vendosur që t’i japin fund martesës së tyre, nga e cila kanë dhe një djalë, Roanin.
Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga Enada dhe Gerdi për këto thashetheme, por një lëvizje në rrjetet sociale ka përforcuar më tepër dyshimet e ndarjes.
Teksa Enada mban ende llogarinë e Instagramit me emrin “Enada Gerd Vaso”, balerini ka hapur një tjetër llogari me emrin e vet ku nuk ka postuar asnjë foto me Enadën.
Edhe pse kjo llogari nga balerini është hapur që prej muajit maj, as ai dhe as Enada nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Diçka tjetër që vumë re është se ndonëse balerina nuk ka fshirë postimet e vjetra me partnerin, ajo nuk ka hedhur asnjë foto të re krah tij.
Epo si qëndron e vërteta ne nuk e dimë, e për t’i vënë vulën përfundimisht duhet fjala e fundit e vetë Enadës dhe Gerdit. E deri atëhere ndarja e tyre mbetet thjesht aludim e thashethem!