Shumë pak e njohin, aktorja e suksesshme shqiptare feston sot 41 vjetorin e lindjes (FOTO LAJM)

Ndër të parat shqiptare me njohje ndërkombëtare, aktorja Eliza Dushku feston sot ditëlindjen e 41.

Eliza është aktorja e parë shqiptare, e cila ka prekur Holyëood-in. Ajo u bë e njohur me rolin Faith në TV serinë “Buffy” dhe nga seriali televiziv “Angel”. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit “Fox”, “Tru Calling” dhe “Dollhouse”. Është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “Wrong Turn” dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”, gjithashtu dhe si dublante me zërin e saj për lojra elektronike.

Ajo është privuar nga shumë vështirësi në rrugën e saj drejt suksesit, të cilën e shijon sot, ndërsa shquhet si njëra prej ambasadoreve shqiptare më të mira në botë, që ka bërë krenarë bashkëkombësit e saj me sukseset në rrafshin ndërkombëtar.

Eliza Dushku është nënë e dy fëmijëve, djalin i vogël i aktores është vetëm 4 muajsh dhe lajmin e ëmbël ajo e ndau vetë në rrjetet sociale.
Ndërsa kujotjmë se aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, teksa u bekuan me një djalë. Ata e pagëzuan të voglin me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt e thërrasin Bourne.

Eliza dhe ish-lojtari profesionist i tenisit, e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2018./albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 12:28