Shpat Kasapi konkurrent në “Ferma VIP2”?/ Rrëfehet këngëtari

Shpat Kasapi është një figurë e njohur dhe një prej këngëtarëve tepër të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi ai ka zhvilluar një intervistë për “Living Room” teksa si rrallëherë ka folur për jetën e tij profesionale por dhe për atë private.

Ai nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjes:”A do të jesh pjesë e “Ferma VIP2”?” dhe për këtë Kasapi ka thënë se e ka ndjekur dhe sezonin e parë dhe do të ishte shumë kënaqësi për të t’i bashkohej kastit të “Ferma VIP 2”.
Pjesë nga biseda:

Moderatorja: Sa kohë ka kaluar pa qënë në Vizion Plus se këtu i ke bërë disa spektakle?

Shpat Kasapi: Kujtimet janë të shumta, por ajo që do veçoja është përvoja në “ Dancing With the Stars “ kemi punuar aq fort dhe kemi qenë aq afër njeri-tjetrit saqë u bëmë si një familje dhe e falenderoj te gjithë stafin e Vizion Plus që na bëri të ishim aq të bashkuar me njëri-tjetrin.

Moderatorja: Projektet e Vizion Plus kanë qënë të shumta ku mund të përmendim edhe projektin më të fundit “ Ferma VIP”. E ke ndjekur?

Shpat Kasapi: Po fermën e kam ndjekur dhe madje u gëzova shumë që Vizion Plus ka sjell një risi të tillë në ekranet shqiptare.

Moderatorja: Do ta mirëprisje një ftesë për të qënë pjesë e “ Ferma VIP”?

Shpat Kasapi: Patjetër! Do të ishte një kënaqësi!


Shtuar 20.07.2024 16:29