Në një postim në rrjete sociale, Ambasada amerikane ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmit terrorist në Kullat Binjake në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.
Ambasada shkruan se nderojnë jetët e humbura gjatë sulmit që tronditi botën dhe qëndrueshmërinë amerikane.
Të lidhura
None found
“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në Neë York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan”, shkruan ambasada.
Sulmi i 11 shtatorit 2001 u koordinuan nga grupi ekstremist al-Kaeda kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar vdekjen e 2,977 personave dhe duke ndryshuar përgjithmonë historinë moderne botërore.
19 terroristë të Al-Kaedës rrëmbyen katër aeroplanë pasagjeresh, dy prej të cilëve u përplasën me Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York City, duke shkaktuar shembjen e të dy kullave.
Një aeroplan i tretë u përplas me Pentagonin, pak jashtë Uashingtonit. Aeroplani i katërt u rrëzua në Pensilvani pasi ekuipazhi dhe pasagjerët sulmuan terroristët në bord, duke e penguar atë të godiste një objektiv tjetër që mendohej të ishte Shtëpia e Bardhë.
