Sherri i bujshëm në mes të Tiranës, Einxhel habit me deklaratën e papritur për Kejvinën (FOTO LAJM)

Rreth dy vite më parë një sherr i bujshëm me protagoniste 3 vajza të njohura të showbizit Kejvina Kthellën, Oriola Marashin dhe Einxhel Shkirën bëri bujë të madhe. Motivet e sherrit nuk u zbuluan, teksa u tha se çështja shkoi deri në polici dhe sërish nuk u mbyll me kaq pasi vazhdoi me thumbime e ironi në rrjetet sociale. Asokohe, Einxhel tregoi se kishte pasur një zënkë me Kejvinën për arsye banale teksa Oriola kishte shkruar për ta mbështetur atë(Kejvinën) në debatin e tyre. Megjithatë, prej kohësh kjo çështje ka qenë larg vëmendjes së medias dhe tre protagonistet nuk janë përfshirë më në situata të tilla.

Së fundmi, Einxhel ka qenë e ftuar në “Natën me Aulonën” që transmetohet mbrëmjen e sotme, të shtunën, në orën 21:00. Aulona Musta ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video me gjërat më pikante të puntatës së nesërme. Dhe gjatë promos dëgjohet që e pyet “Çfarë mendimi ke për Kejvina Kthjellën?” Dhe ajo që ka thën Einxhel ka habitur jo pak ndjekësit. “Unë mendoj se është një personazh shumë pozitiv faktikisht.”-thotë ajo duke treguar se ka lënë pas çdo gjë që ka ndodhur mes tyre.


Shtuar 12.06.2021 12:26