“Nga sot nuk jam pjesë e Kastriotit”, mesfushori zyrtarizon largimin nga krutanët

Arbër Basha largohet nga Kastrioti pas dy sezonesh. Mesfushori i qendrës njofton divorcin me klubin krutan dhe falënderon gjithë ata që e shoqëruan në këtë aventurë. Hoxha nuk arriti të luajë rregullisht këtë sezon për shkak të dëmtimeve.

Ai ishte në vetën 7 ndeshje në fushë për krutanët këtë sezon, duke i nisur të gjitha si zëvendësues dhe grumbulluar vetëm 111 minuta. Në sezonin e shkuar ai luajti 20 ndeshje dhe pritej të ishte një armë e fortë për Ndreun, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

NJOFTIMI I BASHËS – “Doja t’ju informoja që nga sot nuk jam më pjesë e Kastriotit. Me plot bindje them se kjo eksperiencë dy-vjeçare ishte ndër më të bukurat dhe plot emocion.

Pavarësisht se për shkak dëmtimesh, këtë sezon nuk kam qenë i gatshëm në fushë për ekipin, shpirtërisht kam qenë në çdo ndeshje me çunat. Falënderoj presidentin, drejtorin, trajnerin dhe tifozerinë! Ju uroj më të mirat!

Shtuar 12.06.2021 12:31