Plagoset me armë të ftohta një përson në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Një person është plagosur me thikë këtë të hënë në Gjirokastër. Burime  bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e pazarit.

I plagosur ka mbetur një 60-vjeçar i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 12.04.2021 13:24