Sfidoi realitetin komunist por “u zhduk” nga ekrani, si duket sot një ndër aktoret më të bukura të viteve ’80 (FOTO LAJM)

Edhe pse ajo luajti pak role, ndër të cilët veshja dhe grimi ishin brenda kornizave të rrepta të asaj kohe, Ema Ndoja nuk kishte asgjë të përbashkët me koleget e saj të fundviteve ‘80. Ema ka lënë gjurmë në kujtesën e publikut. Kishte edhe të tjera të bukura, por Ema ishte joshëse. Ndër të paktat, në mos e vetmja, që kishte imazhin e gruas ndjellëse, jo thjesht të bukur.

E kujtoni me rolin e vajzës së ndrojtur në filmin “Në prag të jetës”? Ekspozoi trupin me rroba banje dhe dha shenja të qarta se ajo e kishte ndarë mendjen të ishte aktore dhe jo vajzë e mirë. Vetëm se nuk e pati të gjatë. U zhduk nga ekrani pas viteve ’90, si gjithë të tjerat. Jeton prej vitesh në Gjermani dhe kthimin e parë në Shqipëri e në skenën shqiptare e pati pas 31 vitesh, me dy mikeshat e saj Merita Tërshana e Vikena Kamenica, po aq e bukur po aq sharmante.

 


Shtuar 5.02.2022 11:38