Sërish sherr mes Luizit dhe Kejvinës? Modelja bën veprimin e papritur ndaj këngëtarit

Ndonëse u pajtuan pas shuplakës së bujshme dhe zënkave në Big Brother VIP, duket se sërish ka ndodhur dicka mes Kejvinës dhe Luizit. Modelja ka tërhequr të gjithë vëmendjen me veprimin e saj të fundit, i cili tregon se ajo ka ende pakënaqësi ndaj këngëtarit.

Kejvina e ka hequr Luizin nga lista e saj e ndjekësve në Instagram ku deri dje i komentonte vazhdimisht. Nga ana tjetër Luizi vazhdon ta ndjekë.

Pak javë më parë Luizi foli për Kejvinën në një intervistë ku tha: “Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”


Shtuar 3.06.2023 10:58