Pak kohë më parë i madhi Bruce Willis u tërhoq nga bota e aktrimit, pasi bëri të ditur se vuante nga një sëmundje e quajtur efazi. Efazia është një çrregullim gjuhësor i shkaktuar nga dëmtimi në një zonë të caktuar të trurit që ndikon në aftësinë për të komunikuar, si dhe në shumë aftësi të tjera njohëse.
Bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, ka postuar një video prekëse në Instagram me aktorin, dy vajzat e tyre dhe veten e saj në disa momente nga jeta e përditshme familjare.
“Ne nuk besojmë në perfeksion, por vera e vitit 2022 ishte më afër perfeksionit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.
Videoja është e mbushur me pamje të familjes duke shijuar ditët e verës në pyll. Aktori është plotësisht i përkushtuar ndaj familjes së tij.
Ndonëse videoja është e mbushur me pamje të lumtura nga jeta e tyre, ajo i lë fansat me një shije të hidhur në gojë. Ata e dinë me siguri se nuk do të kenë më kurrë mundësinë të shikojnë aktorin e tyre të preferuar në produksione të reja.
View this post on Instagram