Sara habit pas ndarjes me Atdheun, i dërgon publikisht mesazhin e papritur (FOTO LAJM)

Sara duket se e ka dëgjuar thirrjen e Atdheut për ribashkim. I ftuar në emisionin “Në Pranga”, Atdheu tregoi se ka qenë Sara ajo që është ndarë prej tij dhe la të kuptohej se do e donte një rikthim.

“Sara kishte thënë në një intervistë, dje a pardje e pashë, që s’ka shanse më me Atdheun. Por jetës nuk i dihet i them Sarës. Sara më ka lënë, nuk e kam lënë unë atë. Kurrë mos thuaj kurrë”, tha Atdheu.

Të lidhura

None found

Pas deklaratës së tij, Sara ka postuar një video ku shfaqet me Atdheun në makinë dhe shkruan se i mungon ai.

“Më mungon”, shkruan Sara krah videos së vjetër nga koha kur ishin bashkë.


Shtuar 26.07.2021 08:59

Tags: , ,