Sapo doli nga spitali, ky është reagimi i parë i Adriana Matoshit në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Artistja, Adriana Matoshi pak pasi fitoi betejën dytë me tumorin, duke kaluar me sukses operacionin në tru nuk ka hezituar të suportojë shoqen e saj, Arjola Demiri e cila është pjesë e Big Brother Vip!

Matoshi është bërë aktive në rrjete sociale për të, duke i lënë një koment në një postim të Arjolës “Drita jeme dashnia jem e pakufi! T’du me shpirt ylli më i bukur”, ka shkruar ajo.

Pak javë më parë Matoshi shkoi në “Big Brother VIP” për të surprizuar Arjolën, por duke mos i treguar asgjë për gjendjen e saj dhe askush nuk dyshoi.

Kujtojmë se Adriana Matoshi njoftoi shqiptarët vetëm 3 ditë para operacionit se turmoi i ishte rikthyer në tru pas 9 vitesh dhe në Kosovë qytetarët dolën në një marshim publik në shenjë solidarizimi me aktoren dhe sëmundjen./albeu.com/