Santiana Maloku: Nuk e kuptoj akoma se çfarë urrejtje ka populli shqiptar ndaj meje – nuk kam bërë asgjë

Santiana Maloku ka reaguar sërish në lidhje me komentet negative që po merr në rrjete sociale.

Në një lidhje direkte me “Kosova Today”, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 thotë se sulmohet shumë, veçanërisht nga femrat.

Modelja shton se nuk e di përse populli shqiptar ka urrejtje të madhe për të, e kjo lidhet më së shumti pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother.
“Në Instagramin tim marrë pafund mesazhe të nënave, të grave, të femrave që më komentojnë, më shajnë me fjalët më të ndyra. Nuk e kuptoj pse”, u shpreh ajo.Ish-konkurrentja theksoi: “Nëse unë e kam bërë një lojë në Big dhe ajo lojë ka përfunduar, bëhen gati një vit që unë kam marrë pjesë në Big Brother edhe akoma vërsulem nga komentet e këqija e më së shumti ndihem keq kur i marrë prej femrave”.

Krejt në fund, Santiana thotë se të gjitha komentet i shohin edhe familjarët e saj, gjë që nuk i bëjnë të ndihen mirë.

“Çdo postim i imi në rrjete sociale lidhet me Big Brother. Nuk e kuptoj akoma, çfarë urrejtje ka populli shqiptar ndaj meje, kur unë nuk kam bërë asgjë. Absolut, nëse i kam bërë diçka, i kam bërë vetes. Nuk mendoj me i mbyll rrjetet sociale. Unë e kam punë. Nuk dorëzohem asnjëherë. E kam një nënë, një familje që nuk i përballojnë mirë ato komente”.


Shtuar 16.10.2024 19:23