Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella,është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private. Por jo gjithmonë mund t’u shpëtosh paparacëve, të cilët mund të të fotografojnë në çdo moment.
“Prive” ka zbuluar se këngëtarja po shijon prej kohësh një histori dashurie. Thuhet se partneri i Samantës është shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye ajo qëndron shumë jashtë.
“Prive” ka siguruar dhe foton e parë publike të çiftit, e cila është shkrepur gjatë një eventi familjar.