“Sa në Dubai, sa në Miami”, Françeska Jaçe e thotë publikisht kush ia paguan udhëtimet (FOTO LAJM)

Me më shumë se 400 mijë ndjekës në Instagram, Françeska Jaçe është një nga modelet dhe influenceret më të njohura në Shqipëri. Ish-banorja e Big Brother është mjaft aktive në rrjete sociale e shpesh herë tërheq vëmendjen me fotot e saj provokuese, por jo vetëm. Françeska duket se e shijon në maksimum jetën për shkak të udhëtimeve të shumta luksoze që bën. Mbrëmjen e djeshme, bukuroshja bionde ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u pyet nga Antonela Berishaj pikërisht për këtë temë. “Përveçse ke një agjenci udhëtimesh, ti shkon sa në Dubai, sa në Miami, kush i sponsorizon këto?”, e ka pyetur ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

“Sigurisht që agjencia e udhëtimeve. Plus që ti e di ne që jemi influencer në instagram, nëse dërgojmë një e-mail disa bonuse mund t’i kemi të paktën në discount, ose hotelin gratis. Pastaj pak familja, pak nga udhëtimi, pak nga vetja do harxhojmë pak më shumë seç e kishim planifikuar”, është përgjigjur Françeska.
Ndërkohë e pyetur se cili ka qenë udhëtimi i saj më i shtrenjtë, modelja është përgjigjur: “Ky i fundit në Miami. Miami është vend i shtrenjtë. Kisha dy vite pa udhëtuar, I meritoja”.


Shtuar 12.07.2021 10:50