Modele të caktuara të Volkswagen, të prodhuara për tregun amerikan në vitin 2027, do të ofrojnë sisteme të avancuara asistence gjatë drejtimit, mes tyre edhe një funksion për ndërrimin automatik të korsisë.
Të lidhura
None found
Ky opsion do të integrohet në sistemin Travel Assist. Për ta aktivizuar, drejtuesi duhet të ndezë sinjalin e kthesës, ndërsa makina kontrollon me sensorët radarë nëse korsia pranë është e lirë dhe më pas kryen manovrën vetë.
Kur në korsinë ngjitur ndodhen automjete, teknologjia e shtyn veprimin deri në 12 sekonda.
Funksioni do të jetë pjesë e modeleve Atlas, Golf, ID. Buzz dhe Tiguan të vitit 2027.
Volkswagen thekson se shoferët duhet të jenë vazhdimisht të përqendruar, pasi bëhet fjalë vetëm për një sistem asistence. /Telegrafi/
