Këngëtarja nga Shqipëria, Rozana Radi, po rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ajo madje ka njoftuar se po vjen në bashkëpunim me reperin e artistin e njohur, Stine.
Derisa thuajse janë në finalizim të klipit, biondja ka ndarë një tjetër video ku prezanton një pjesë të këngës.
“Pak nga refreni i këngës i papërfunduar me Stine”, ka shkruar ajo.
Rikthimi i saj pritet të jetë i fuqishëm meqenëse numëron vite të shumta në skenë dhe se tashmë shquhet për vokalin e veçantë.
Rozana viteve të fundit ka qenë më pasive në skenë, përveç pjesëmarrjes në festivalin “Kënga Magjike”.