Barcelona vendos rekord historik me transferimin e Kerolin Nicolit

Kerolin Nicoli është zyrtarisht futbolliste e Barcelonës. Klubi katalanas njoftoi të martën se ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për sulmuesen braziliane, e cila ka firmosur kontratë deri në vitin 2030.

Për kartonin e 26-vjeçares, Barcelona ka shpenzuar 1.2 milion euro, pa përfshirë bonuset. Kjo shumë e bën afrimin e saj transferimin më të kushtueshëm në historinë e ekipit të femrave të klubit.

Të lidhura

None found

Negociatat për brazilianen nisën disa javë më parë, pasi Barcelona u informua se Salma Paralluelo do të largohej për të nënshkruar me OL Lyoness. Klubi siguroi gjithashtu hapësirën financiare të domosdoshme për kryerjen e një operacioni të përmasave të mëdha.

E lindur në Sao Paulo, Kerolin Nicoli vlerësohet si një prej futbollisteve më të dalluara në skenën ndërkombëtare. Në njoftimin e saj, Barça e përshkroi atë si një lojtare që mund të ndryshojë rrjedhën e aksioneve sulmuese përmes shpejtësisë, aftësive në duelet një kundër një dhe nuhatjes për gol.

“Nënshkrimi i Kerolin Nicolit është një tjetër dëshmi e ambicies së FC Barcelonës. Klubi vazhdon të investojë për të bashkuar futbollistet më të mira në skenën ndërkombëtare, me synimin për të mbetur në majën e futbollit botëror dhe për të vazhduar rrugën e suksesit”, thuhet në deklaratën e klubit.

Reparti ofensiv i Barcelonës ka humbur jo vetëm Paralluelo-n, por edhe fituesen e Topit të Artë, Alexia Putellas, e cila kaloi te London City. Nga skuadra janë larguar gjithashtu mbrojtëset Mapi León, që nënshkroi me London City, dhe Ona Batlle, e transferuar tek Arsenali.


Shtuar 4.08.2026 18:23

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş