Uji i rrjetit të ujësjellësit në Gostivar vazhdon të mos jetë i përshtatshëm për konsum dhe mund të shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike. Këtë e bëri të ditur pasditen e sotme ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për shtyp të mbajtur pas takimit të Shtabit Kryesor për Kriza, të cilin ai e drejton.
Të lidhura
None found
Sipas Toshkovskit, është përcaktuar mënyra se si do të realizohen analizat e radhës. Kontrollet nga disa institucione do të zhvillohen me ritëm më të shpeshtë, duke shtuar vazhdimësinë e matjeve për cilësinë e ujit.
“Sapo të kemi tre rezultate të njëpasnjëshme të ujit të pijshëm në të gjitha pikat matëse në qytet, atëherë do t’u njoftojmë gostivarasve se uji është i pijshëm, përveç përdorimit si ujë teknik siç është përdorur deri tani”, deklaroi Toshkovski.
Ndërkohë, furnizimi i Gostivarit me ujë të pijshëm në shishe do të vijojë. Ministri njoftoi se gjatë ditëve të fundit janë siguruar rreth 580.000 litra nga Qeveria, kompani me përgjegjësi sociale dhe komuna të tjera.
