Romancë? Fedez fotografohet me Lunën, ja kush është 23-vjeçarja e njohur për publikun

Paparacët e revistës së përjavshme ‘Chi’ kanë në fokus Fedez dhe partneren e tij të re. Bëhet fjalë për një brune, një emër që shumë ndoshta tashmë e dinë. Ajo quhet Luna Shirin Rasia dhe njihet si e dashura e fundit e Michele Merlo.

Fedez me pushime me miqtë në Costa Smeralda flirton me Luna Shirin Rasia, 23 vjeçe, romanca e tretë pas ndarjes nga Chiara Ferragni”- shkruan revista e njohur.

Nuk dihet nëse kjo është një lidhje serioze me Lunën, por që kur Fedez u nda nga Chiara Ferragni është parë në shoqërinë e shumë vajzave. Lidhja më e qëndrueshme, për momentin, ka qenë me Garance Authié.

Në jetën e Luna Shirin Rasias kishte vend për një dashuri të madhe, ajo me Michele Merlo. Të dy ishin në një lidhje dhe ajo i qëndroi në krah këngëtarit deri në fund të ditëve të tij. Rasti i ish-studentit të Amici di Maria De Filippi, i cili vdiq nga leucemia fulminante më 6 qershor 2021, tronditi pak të gjithë, madje edhe ata që nuk e ndoqën rrugëtimin e tij në TV. Pas vdekjes së Michele, i njohur edhe si Mike Bird, Luna ndau shumë kujtime nga lidhja e tyre.


Shtuar 14.08.2024 11:18