Rocky zbulon strategjinë e prindërimit që ndjek me Rihanna-n për rritjen fëmijëve

Ashtu sikurse e dimë, Rihanna dhe ASAP Rocky janë prindër të dy fëmijëve: RZA, 2 vjeç dhe Riot Rose, 14 muajsh.

Gjatë një interviste me W Magazine, Rocky ka ndarë disa detaje lidhur me ndarjen e përgjegjësive prindërore mes tij dhe Rihannës. “Kur bëhesh prind thjesht e mëshiron atë”- është shprehur reperi.

Të lidhura

None found

“Më ndryshoi sjelljen time,” tha këngëtari. “Unë jam një baba tani, është shumë argëtuese. Unë nuk kam qenë në palestër prej javësh. Unë kthehem në shtëpi, fëmijët e mi janë tashmë në shtrat, duke fjetur. Unë largohem, ata janë ende në gjumë. Por sakrificat që bëjmë për të nxjerrë diçka të rëndësishme. Kur bëhesh prind, ti thjesht e mishëron atë, pa marrë parasysh çfarë.”

Për më tepër, ai zbuloi strategjinë e prindërimit që ata ndjekin për të ndarë përgjegjësitë dhe detyrat e fëmijëve të tyre duke thënë:

“Unë mendoj se ne të dy kemi pikat tona të forta, gjërat që bëjmë dhe për të cilat jemi të mirë. Ajo nuk mund të jetë kurrë një baba i mirë, sepse është një nënë e shkëlqyer”, tha këngëtari. “Dhe unë nuk do të mund të bëhesha kurrë një nënë e shkëlqyer, sepse jam babai më i mirë në të gjithë botën.”

 


Shtuar 9.10.2024 17:19