Modelja e njohur, Jessica Kadiu, mori shumë vëmendje pak kohë më parë, pasi u përfol se ishte në një lidhje dashurie me Robert Berishën. E teksa të gjithë po flisnin për ta, gjërat ndryshuan shumë shpejt dhe ata nisën duke bërë akuza të ndryshme ndaj njëri-tjetrit.
Kadiu herë pas here publikonte shprehje ironizuese, çfarë dukej si një dedikim për këngëtarin e njohur. Por tani këto gjëra i përkasin të shkuarës dhe tashmë Jessica ka nisur një jetë të re.
Vetë modelja, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar në rrjetet sociale foto me partnerin e ri. Dyshja është bashkë prej disa muajsh dhe tashmë që lidhja mes tyre është bërë më serioze, brunia seksi nuk ka pse ta fsheh më partnerin në rrjetet sociale.
Ashtu si shihet djaloshi simpatik që i ka fituar zemrën, qëndron në krah të saj, duke konfirmuar një tjetër histori për të. Partneri i saj quhet Nathan Levinson dhe është biznesmen.