Ritvana ka treguar se është larguar nga “Përputhen”. Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e programit të dashurisë.
Deklarata e saj vjen pak kohë pasi Ritvana tha në një prej puntatave të “Përputhen” se po pret rezultatet e disa analizave shëndetësore.
“Përshëndetje grupi! Unë nuk jam pjesë e programit pasi shendeti im qoftë mendor qoftë fizik eshte më i rendesishem sesa nje program televiziv. Dhe aspak sepse me intereson trekendeshi imagjinar, pasi un e kam thyer atë trekendesh akoma pa u formuar, gjithcka qe bi ndesh me parimet e mia nuk e pranoj si pjese te jetes time”, ka shkruar Ritvana.