Në episodin e radhës të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell u trajtua një rast i pazakontë.
Një e re nga Mallakastra erdhi në “Pa Filtra” pasi kërkonte të ndahej nga bashkëshorti me të cilin u martua 2 javë më parë, ku sipas 36-vjeçares, e veshur me fustan nusërie, shumë veta e kanë paragjykuar, mallkuar këtë martesë me diferencë moshe.
Teksa po jepte opinionin e saj, Erjola Doçi u revoltua shumë për këtë situatë.
“Dëgjo Ronaldo, ky është një hall shumë i madh. Unë sot po e diskutoja me Shqipen sepse nuk po gjejmë dot partner për të kaluar jetën, dhe t’i të heqësh dorë nga kjo dashuri për shkak të komenteve, jooo, nuk e pranoj. Revoltohem!”– u shpreh ish-banorja e BBV3.