Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj shkëmbyen puthje pasionante mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”.
Pjesa më e madhe e publikut kanë shpërthyer në kritika dhe ofendime ndaj dyshes, gjithashtu edhe shumë personazhe të njohur të televizionit shqiptar kanë kritikuar ashpër Donaldin.
Pas këtij veprimi Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ka vendosur ta largojë Donaldin nga rrjetet sociale e madje ka fshirë edhe fotot që janë publikuar në Instagramin e saj gjatë kohës kur ishte banore e “Big Brother”. Romeo që menaxhon Instagramin e Donaldit nuk ka bërë asnjë lëvizje.
Kujtojmë se, Semi dhe Donaldi kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin gjatë kohës kur edhe këngëtarja ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Por duket se Semi nuk ka asgjë me Beatrixin dhe gjithë faji sipas saj është i Donaldit, pasi Trixën nuk e ka hequr nga Instagrami.