Puna vazhdon për BBV4, zbulohen emrat e parë që e kanë marrë ftesën?

Ndërsa “Big Brother VIP 3” sapo ka ka kaluar, produksioni po përgatitet për edicionin e ri.

Mesohet se “Big Brother VIP 4” do të nisë brenda këtij viti, përkatësisht në muajin dhjetor. Ndonëse në rrjet është përfolur se ky edicion do të jetë vetëm me VIP-a nga tri edicionet e para, ky projekt është zhvendosur në kohë.
Edhe këtë sezon do të kemi mundësi që të shohim personazhe që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në program.

Në intervista të ndryshme, vetë artistët kanë pranuar se kanë marrë një ftesë për të qenë pjesë e këtij edicioni.

I fundit mes tyre ishte reperi Cozman. Në një intervistë dhënë ditët e fundit, ai e ka lënë evazive përgjigjen. Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar. “5 oferta kam refuzuar. “Big Brother Albania” dhe “Big Brother Kosova”, u shpreh reperi. Shkak për refuzimin e tij ka qenë axhenda e ngjeshur. Por duket se edicioni i radhës mund të sjellë edhe një përgjigje pozitive.

E teksa ende nuk dihet data se kur do të nisë “Big Brother VIP”, duket se është zbuluar banori i parë i shtëpisë së madhe.

I ftuar në emisionin “Top Arena”, Zerka pohoi pyetjen e moderatores Alesia Bami. “Ka zëra që thonë që t’i do të jesh banori i parë i ‘Big Brother VIP 4’”. “Kjo është e vërtetë”, u përgjigj reperi.

Një tjetër emër që lakohet si pjesëmarrëse është edhe Enxhi Nasufi.

Moderatorja ka drejtuar “Post Big Brother” vitin e fundit, duke qenë më e familjarizuar me këtë format. Pas eksperiencës së suksesshme në “Dancing with the Stars”, këngëtarja tashmë është gati për të provuar edhe këtë format.

Mbetet për t’u parë nëse Enxhi do ta pranojë ftesën dhe do të futet në garë për çmimin e madh.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt.

Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality show.


Shtuar 15.07.2024 16:27

Tags: , ,