Blogerja e njohur Armina Mevlani është infektuar me COVID.
Lajmin e ka bërë me dije vete blogerja në rrjete sociale ku ka treguar se prej gjashtë ditësh është izoluar në dhomën e saj. Armina ka publikuar një foto nga vaska dhe karantina e saj duket aq relaksuese sa po ja bën më të lehtë kalimin e Covid-19.
“Dita e gjashtë me Covid-19 e izoluar në dhomën time. Për fat të mirë askush nuk e mori nga unë”, shkruan blogerja, ndërsa bën me dije se asnjë nga familjarët e tjerë nuk është infektuar.
Gjithashtu ushqimi i mirë dhe maskat qetësuese për fytyrën nuk kanë munguar në këto ditë për blogeren, prandaj Armina duket se do të rikthehet shpejt në projektet e saj.