Poston vajzën dhe jo bashkëshortin? Eliona Pitarka zbulon arsyen

Eliona Pitarka ishte e ftuara e parë e Ermal Peçit në sezonin e ri të ‘Abc e pasdites’. Për herë të pare pas lindjes ndau detaje nga jeta e saj si nënë. Sa e mbështet bashkëshorti në publikimet e saj në mediat sociale? Përse ai mungon shpesh tek to?

‘Ai e urren qendrën e vëmendjes. Desi nuk donte ta nxirrnim Galën dhe kemi pasur një luftë të vazhdueshme deri sa ju mbush mendja. Sipas tij, ajo duhet ta zgjedhë vetë nëse do ta dalë dhe ndoshta mund t’i ushtrojë presion kur të rritet. Unë shoh të mirat, benefitet’.

Gjatë muajvë të parë të ëmbël Eliona pati debate online rreth kundërshtimeve të saj ndaj besëtytnive.

‘Prindërit e mi besojnë shumë në besëtytni dhe unë aty u nisa, nga presioni që më ushtronin ata. Unë kam kuptuar që prindërit tanë nuk kanë shijuar fëmijët e tyre nga këto besëtytnitë. Përse mos të qesh unë me fëmijën tim?! Përse mos të argëtohem unë me fëmijën tim?!’

A do ta linte ajo Klanifornian? Një ofertë e çmendur apo impenjimet e saj si nënë? Merrni përgjigjet në videon e plote në kanalin tonë të Youtube.


Shtuar 6.09.2021 19:46