“Policia italiane me dënoi me arrest shtëpie”, i ati surprizon konkurenten në “T’ka mami yll”: Ishe shpëtimi im (VIDEO)

Si rrallëherë pjesë e skenës së spektaklit “T’ka mami yll” është bërë një baba. Bëhet fjalë për të atin e Lusit, i cili e ka surprizuar të bijën. Përmes një videomesazhi, ai ka treguar të gjitha sakrificat e mëdha që ka bërë për të dhe familjen, duke u ndalur veçanërisht te periudha kur ishte në arrest shtëpie në shtetin italian.

“Në periudhën më të errët dhe më të vështirë të jetës sime kur mora nga shteti italian një urdhër arresti dhe izolimi sinqerisht unë nuk e di se çfarë do kisha bërë dhe si do kisha mbijetuar nëse s’do të kisha ty në krahët e mi, Lusi. Në fundit e tunelit, ku po shkoja e vetmja dritë shprese që më mbante gjallë ishit ju, ju familja ime, ishe ti e vogla ime. Nuk kam për ti harruar kurrë këto ditë, kur edhe pse nuk dilnim bashkë për të shkuar në plazh, për të shëtitur, gjenim mënyrat tona për t’u argëtuar. Kam guxuar të të thyej rregullat për të marr ty nga kopshti, ndërsa mamit i duhet të punonte me orët e gjata për na mbajtur neve”, ka thënë ndër të tjera babi i Lusit në video-mesazh.

Më tej, si një befasi e madhe për të gjithë, veçanërisht për të ëmën e Lusit, ai ka ardhur në skenë dhe i ka falenderuar edhe një herë ato publikisht. Ndonëse nuk i pëlqenin daljet publike, ai këtë e bëri për të bijën, duke plotësuar kështu portretin familjar./abcnews.al/


Shtuar 27.11.2021 22:29