Luis Hasa largohet nga grumbullimi, Kombëtarja udhëton drejt Helsinkit

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për përballjen e tretë në UEFA Nations League, ndaj Finlandës. Në Cesena, kuqezinjtë zhvilluan një tjetër seancë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran dhe stafit të tij, me vëmendjen të përqendruar te aspekti fizik dhe ai taktik.

Të lidhura

None found

Gjatë stërvitjes, futbollistët kryen ushtrime me intensitet fizik, ndërsa Maran punoi edhe me variante të ndryshme skemash për ndeshjen e radhës.

Sipas njoftimit të Departamentit të Komunikimit, mesfushori Luis Hasa mungoi në seancë për shkak të temperaturës së lartë.

Hasa do të kthehet në Tiranë, ku do të vijojë rikuperimin përpara ndeshjes së fundit ndaj San Marinos. Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit ndoqi normalisht planin e stërvitjes të hartuar nga stafi teknik.

Skuadra shqiptare do të niset pasditen e sotme drejt Helsinkit. Të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, Shqipëria do të përballet me Finlandën në takimin e tretë të UEFA Nations League.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş