Haxhiu përballë von der Leyen: Kërkesa për hapjen e rrugës evropiane dhe përkrahje në procesin e Apelit

Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, priti sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe nevoja për zgjedhjen e presidentit brenda afatit që ka mbetur, raporton “Bota sot”.

Haxhiu shprehu shqetësimin e saj dhe të qytetarëve të Kosovës lidhur me vendimin e padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ajo nënvizoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në procesin e Apelit. Sipas saj, do të angazhohen për një strategji të përbashkët shtetërore, duke koordinuar veprimet me ekipet mbrojtëse dhe ekspertët, që mbështetja t’u shërbejë sa më mirë në këtë proces.

Në vijim, ajo theksoi se Bashkimi Evropian duhet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim, dorëzuar më 14 dhjetor 2022, dhe kërkoi përfshirjen e drejtpërdrejtë të presidentes Von der Leyen në këtë çështje.

Haxhiu trajtoi edhe zbatimin e Planit të Rritjes dhe reformat që presin vendin. Ajo kujtoi se Kosova ka dorëzuar Agjendën e Reformave, ka ratifikuar marrëveshjet përkatëse dhe ka nisur të përfitojë nga parafinancimi.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş