“Po sikur të të tradhtonte partneri?”, këngëtarja shqiptare përgjigjet dhe jep një mesazh për të gjithë

Këngëtarja shqiptare, Gjira Kajtazi prej vitesh është larguar nga muzika duke mos sjellë asnjë projekt të ri për fansat e saj.

Pavarësisht kësaj ajo qëndron sa më afër ndjekësve ku dhe zhvillon herë pas here biseda virtuale dhe padyshim nuk kanë si të mungojnë pyetjet në lidhje me jetën e saj personale.

Një ndër pyetjet që këngëtarja ka zgjedhur t’i përgjigjet ishte ajo si do vepronte nëse do të tradhtohej nga partneri.

“Nëse e zë bashkëshortin tënd duke iu tradhtuar?”, e ka pyetur një ndjekës artisten.

“Hmm. Nuk e di përse mos me e ndëpre më mirë lidhjen po me tradhtu? Një lidhje nuk është burg, kushdo që nuk është i lumtur, le të gjejë zgjidhjen për të sqaruar pakënaqësitë personale ose të ndahet. Asgjë nuk shkon me zor, ndarjet nuk janë fundi i botës për mua meshkujt që kanë nevojë të tradhtojnë nuk janë burra që i duhen një femrës në jetë”, u përgjigj Gjira.

Kujtojmë se në muajin janar Gjira ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë. Ajo është bërë nënë e një vajze, ndërsa lajmin e bukur e ka dhënë vetë në rrjete sociale.

Në muajin prill të vitit 219, Gjira Kajtazi u bë nënë e një vogëlushi të cilin bashkë me partnerin e saj vendosën ta quajnë Maël.


Shtuar 18.09.2021 10:55