Aktorja Arjola Demiri ka publikuar pak ditë më parë disa foto që nuk i kishim parë kurrë më parë, të 16 viteve më parë kur ishte vetëm 21 vjeç.
Aktorja shfaqet mjaft e hijshme si për tiparet e saj ashu dhe linjat trupore. Natyrisht ajo duket komplet ndryshe nga sot që është nënë e tre fëmijëve.
Por ndjekësit janë shprehur të konfuzuar pasi disa foto të tjera, të shkëputura nga një emision televiziv tregojnë një tjetër Arjolë.
Madje një ndjekës e ka akuzuar se në fak në foto nuk është aspak Arjola, por një artiste turke.
“Nuk është Arjola, e ka gjetur foton të artistet turke që mund t’i ngjasojë shumë pak dhe kujton se po gënijën një popull. Budalliqe”.
Por Arjola i ka marrë me mjaft sportivitet këto komente duke iu përgjigjur me humor e madje e ka falenderuar si komentin më të bukur që e ka krahasuar me artistet turke.
Ndërkohë të tjerë i kujtojnë ftot pa filtra që kanë bërë bujë disa kohë më parë duke i rikujtuar edhe operacionin që ka kryer në hundë, të cilin aktorja nuk e mohon aspak./albeu.com/