“Po bëj një dush dhe…”, Rudina Dembacaj publikon bisedat private me Mark Frrokun

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është çdo ditë aktive në rrjetet e saj sociale duke qenë kështu edhe më e afërt me ndjekësit e saj.

Por kësaj rradhe ajo ka guxuar edhe më tepër duke ndarë momente më personale.

Aktorja ka vendosur që të publikojë me fansat mesazhet që i ka dërguar bashkëshorti, Mark Frroku në “Whatsap”.

“Zemër jam në shtëpi. Po bëj një dush dhe po të pres. Të dua”, i shkruan ai.

Ndërkohë Dembacaj e ka shkruar mbi postim: “Ndërkohë burri personal i trupit, që është bërë telef te shtëpia e re”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Rudina i bëri një kamerë të fshehtë Markut. Teksa mbante telefonin duke xhiruar në dorë, aktorja puth bashkëshortin, i cili pasi e kupton e pyet nëse po filmon./albeu.com


Shtuar 8.09.2022 10:05