Plasin çokollatat në “Big Brother”, banori i ri me synime të qarta për Sarën (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip hyn dy banorë të rinj. Bëhet fjalë për Dj DGAZ dhe Dj PM. Ky i fundit duket se është ambientuar shumë mirë me banorët e tjerë, madje ka nisur edhe flirtimet me Sarën

Teksa ishin në kuzhinë, ajo i ka përgatitur një tost, ndërsa nuk kanë munguar ngaçmimet nga ana e Dj PM.

Pjesë nga biseda:

Sarah: Po që ndenje këtu me mua, pse s’e bëre vetë (tostin)?  Apo të pëlqeu më shumë ta bëja unë?

Dj PM: Më pëlqeu më shumë ta bëje ti. Të them të drejtën më pëlqeu më shumë të rrija me ty.

Sarah: O faleminderit!

Biseda mes tyre ka vazhduar, ndërsa në një moment në kuzhinë ka kaluar Sabiani. Duke kuptuar disi atë që po nodhte, Sabiani ka bërë një reagim epik, teksa ka thënë “Plasën çokollatët edhe këtej”.

Më pas ka ardhur edhe Fifi, e çila gjithashtu i ka ngaçmuar dy konkurrentët. Ajo i ka folur mirë Sarës për DJ PM dhe ka thënë se ai është tepër pozitiv, ndërsa e ka shtyrë që t’i japë një mundësi.

Kujtojmë që Sarah hyri në shtëpinë e BBV rreth një javë më parë, së bashku me dy vajzat e tjera, Einxhel Shkira dhe Beatrix Ramosaj.


Shtuar 6.11.2021 11:12