Personazhi i famshëm i TikTok, përfundon në polici

Ditën e sotme, personazhi i famshëm i Tik-Tok, Kozak Braçi, është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje nga efektivët e policisë, lidhur me një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Në video, Kozak Braçi,shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike ‘k*kainë’ dhe më pas me një pistoletë me mulli luan lojën ‘ruleta ruse’.

Në pamje duket qartë p*stoleta dhe p*umbi brenda saj, por fatmirësisht arma nuk e shkrep duke shmangur një tragjedi.

Ruleta ruse njihet si një lojë vd*kjeprurëse, në të cilën personat që marrin pjesë rrezikojnë të humbin jetën, vetëm nëse i shpëton fati.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, makina e Kozak Braҫit, me vlerë 50 mijë euro, u gjet e shkrumbuar poshtë pallatit ku banonte, ngjarje për të cilën rezultoi të kishte dhënë urdhër një tjetër reper.


Shtuar 19.02.2024 15:59