Italia e “gjunjëzuar” nga COVID-19, nga 15 marsi në izolim

Që prej shfaqjes së virusit Italia ka qenë një prej shteteve me numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave me Covid-19.
 
Edhe pse tani ka kaluar një vit që prej  fillimit të pandemisë, situata jo vetëm që nuk është përmirësuar, por duket se tashmë Italia po përjeton valën e dytë të virusit.
 
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 610 viktima nga koronavirusi, 68 më shumë se një ditë më parë, për një total prej 18 279 viktimash që nga fillimi i epidemisë.
 
Në një deklaratë për shtyp kryeministri Italian Giuseppe Conte, prezantoi masat e reja kufizuese të cilat do të vazhdojnë deri në një përmirësim të gjendjes.
 
Ato hyjnë në fuqi pas datës 15 mars, ndërsa festa e Pashkëve do ta gjejë Italinë në izolim. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2021 10:59