Tensionet mes Livias dhe Gertës, që filluan gjatë një momenti në spektaklin e fundvitit, shpërthyen në një debat të ashpër në natën e spektaklit.
Gerta akuzoi Livian se po vepron nën ndikimin e Rozanës dhe se prania e saj në shtëpinë e Big Brother VIP lidhet vetëm me historitë e saj të dashurisë jashtë shtëpisë. Në kundërpërgjigje, Livia e sulmoi ashpër, duke thënë se Gerta nuk është “as gjysma e motrës së saj”.
Pas debatit, Livia u largua e përlotur drejt dhomës së rrëfimit, ku Rozana u përpoq ta qetësonte.
Pjesë nga debati:
Gerta: Unë kam pasur një raport të mirë me Livian që kur isha opinioniste te “Përputhen”. Dua të di pse u kthye kundër meje dhe u përpoq të më zinte vendin. Madje, më the një herë: “Nuk çohem nga karrigia se nuk e kam me tapi.”
Livia: I joti ta fut sot!
Gerta: Çfarë i kam bërë unë Livias që të më sulmojë në këtë mënyrë?
Ky debat ka nxitur shumë reagime në studio dhe mes banorëve, duke treguar se tensionet mes tyre mund të jenë larg zgjidhjes.