Ilnisa Agolli është pa dyshim një nga banoret më të komentuara në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”.
Lidhja e saj me Meritonin ka sjellë shumë komente dhe diskutime. Edhe pse ka treguar një karakter të fortë, fundjavën e kaluar, Ilnisa ka shfaqur emocione shume të forta. Arsyeja e lotëve ishte vajza e saj, një moment i ndjeshëm dhe i befasishëm për të gjithë.
Në një bisedë me Meritonin, Ilnisa shprehu mungesën dhe mallin për vajzën e saj, duke theksuar se nuk e ka kuptuar sa shpejt është rritur.
Ky moment i ndjenjshëm sjell në pah një dimension tjetër të personalitetit të Ilnisë, duke shfaqur se pas imazhit të fortë ka një anë të ndjeshme dhe të prirur për dashuri ndaj familjes.