“Mos më përmend më” – Meriton Mjekiqi i reagon ashpër Rike Roçit pas debatit me Ilnisa Agollin

Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli kanë pasur së fundmi një përplasje me njëra-tjetrën.

Ato kanë vazhduar me fjalë e ofendime, teksa në këtë mes e kanë përfshirë edhe Meriton Mjekiqin.

“Do vish të flesh me mua”, iu drejtua Ilnisa, Rikes. “Nuk të mjafton Meritoni”, ka qenë përgjigja e menjëhershme e Roçit.

Ndërkaq, prezantuesi nga Kosova i kërkoi Rikes që të mos e përmend më. “Mos më përmend më”, qenë fjalët e Mjekiqit.

Rike dhe Ilnisa nuk ruajnë një raport të mirë dhe kanë zhvilluar debate disa herë.

 


Shtuar 12.03.2024 15:07