Duket se PO! Pas një ndarje disa mujore, Don Xhon dhe modelja ruse Ariana Lirey janë rikthyer sërish së bashku. Mbrëmjen e djeshme reperi publikoi këngën e tij më të re, ku pjesë e videoklipit ishte Ariana. E gjatë një momenti, ajo që ra në sy ishte tatuazhi *i ri* në dorën e modeles ku shkruhej: “Zonja Isufi”. Isufi është mbiemri i reperit.
Krahas kësaj vetë Ariana, ka postuar një fotot të qartë të pjesës së dorës ku mban tatuazhin e ku shihen edhe dy unaza: një rreth (zakonisht fejese) dhe një unazë me gurë (zakonisht martese). Mbi foto ajo ka shkruar në shqip: “Jemi të lidhur përgjithmonë”.
Gjithashtu edhe në bio-n e Instagramit të saj, modelja ka ndryshuar mbiemrin duke e vendosur: “Ariana Isufi”.
Pas gjithë këtyre indiceve, mos duhet të kuptojmë që Don Xhoni dhe Ariana kanë celebruar dashurinë e tyre?