Për herë të parë pasi bëri publike lidhjen me ish-bashkëshortin e saj, Fifi “përballet” me Adrola Dushin (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, Xhensila Myrtezaj festoi një vjetorin e themelimit të markës së saj të bukurisë. Këngëtarja e njohur mblodhi bashkë shumë miq dhe kolegë të saj të famshëm. Siç vihet re nga fotot që janë publikuar, pjesë e këtij eventi ishin dhe shumë personazhe mjaft të përfolur në mediat rozë.

Po flasim për çiftin shumë të komentuar Fifi dhe Adis Patushi. Por, gjithashtu u vu re prezenca e ish partneres së Adisit, modeles Adrola Dushi. Fifi dhe Adisi ka pozuar me Besin dhe Xhensilën ndërkohë që pak më tutje ka qenë dhe Adrola, e cila gjithashtu nuk ka kursyer foto me Xhensilën.


Shtuar 25.11.2022 09:38