Për herë të parë, Arbër Çepani dha një intervistë televizive së bashku me partneren e tij, Arnita Beqirajn. Çifti ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku tregoi se si ishin njohur.
“Jemi njohur në televizion, në ambiente të përbashkëta, kishim miq të përbashkët. Arbri ka qenë i ftuar në emisionin të cilit unë i bëj regjinë dhe që aty ka nisur komunikimi”, tha Arnita.
“Në emisionin që unë prezantoja për tre vite, sa ika unë erdhi në regji Arnita”, shtoi me humor Arbri.
Çepani tregoi më pas për eksperiencën e tij në “Dancing With the Stars”, që e konsideron një angazhim të madh por shumë të bukur.
“DWTS fillimisht nuk e merr me aq seriozisht, se sa e merr që ditën e parë që shkel në këtë lloj emisioni, që është si emision i një artilerie të rëndë, për shkak të impenjimit shpirtëror, fizik. Që në momentin e parë që ti futesh, duhet patjetër ta çosh gjënë deri në fund. Është diçka që të merr kohë, por është një kohë shumë cilësore”.
Por, si e sheh partnerja e tij Çepanin në këtë rrugëtim të ri?
“Nuk do t’i vija notë. Mund të veçoj performarcën që deri tani më ka pëlqyer më shumë, ishte samba, që kishte ardhur shumë bukur në skenë, koloriti, kërcimi, raporti i tyre ishte shumë i bukur. Këtë mund ta veçoj si këngën”, tha ajo.