Për gjyshin e ndjerë, Ledri Vula gdhend tatuazhin më të bukur në trup

Në muajin mars, Ledri Vula humbi njeriun e tij më të shtrenjtë, gjyshin. Lajmin e hidhur e dha vetë reperi përmes një postimi në Instagram, që u preku zemrat të gjithëve.

“Kurr ma ne prehnin tond gjysh?”- shkroi reperi përkrah një fotografie me gjyshin e ndjerë.

Reperi ka treguar se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me gjyshin dhe për ta pasur gjithmonë me vete një kujtim të tij, Ledri ka gdhendur në trup një tatuazh. Në krahun e tij, Vula ka bërë tatuazh gurin e mbretit në shah dhe brenda gurit portretin e gjyshit. Dedikim më të bukur se ky nuk mund të kishte, për shkak edhe të gjithë domethënies që mban.


Shtuar 25.05.2021 11:19