Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duket se nuk i ka mirë punët me kuzhinën. Vajza e tij, Aleksia, e cila është mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ka ndarë së fundmi një video ku tregon pasionin e të atit për gatimin. “Babi ka zbuluar një hobi të ri: gatimin. Sot iu dogjën içik patatet po s’ka gjë”, shkruan ajo.
Kujtojmë që Aleksia konfirmoi disa muaj më parë se i ka dhënë fund lidhjes me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Ajo theksoi se ishte nxituar duke e bërë lidhjen publike por nga ana tjetër ishte ndjerë e sigurt pasi aktori e kishte prezantuar si të fejuarën dhe se madje kishin bërë plane për martesë.