Pas këtij urimi ditëlindjeje, të gjitha vajzat duan një bashkëshort si të Jonida Vokshit (FOTO LAJM)

Moderatorja dhe aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta, por fjalët më të ndjera ia ka dedikuar i shoqi, Besnik Krapi.

Ai ka publikuar që në mesnatë një foto pranë Jonidës në rrjete sociale. Krahas fotos Besniku i ka shkruar një urim ëndrrash: “Edhe krejt boten me ta jep dhurate prap hupi, masi ma ke dhuru Emin. Jom dorezu. Gjith je ne avantazh! Lutem qe kur Emi e feston 35 ke me qene e bukur njejt si sot e kena mu dasht hala ma shume se sot! Te dua e Urime!”

Kujtojmë se Emi erdhi në jetë me datë 18 qershor të vitit të shkuar. Vogëlushja u ka ndryshuar jetën dhe si Jonida, ashtu dhe Besniku publikojnë shpesh momente pranë saj.

Shtuar 10.04.2021 10:04