Rama “harron” Bashën e i sulet keq Metës nga Vlora: Po kandidon për deputet!

Ditën e sotme kryeministri Rama gjendet në Vlorë. Gjatë vizitës së tij ai pritet të ndjekë për afër procesin e vaksinimit në këtë qytet.

Gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, Rama nuk i kurseu thumbat për Presidentin Meta.

Për herë të dytë, Rama deklaroi se Meta është kandidat i partisë së tij në Vlorë dhe zhvillon takime të fshehta me subjekte të OFL.

“Duhet të bëhemi të gjithë së bashku në mënyrë që procesi i vaksinimit të vijojë.Meta është kandidat për partinë e tij, Meta dhe Saliu kërkojnë që të zhysin drejtësinë në të shkuarën.

Meta vjen në Vlorë me subjekte të OFL-së dhe gjyqtarë dhe prokurorë që janë shkarkuar nga vetingu”… /albeu.com/

 


Shtuar 10.04.2021 10:05