Pas Hailey Bieber, së shpejti mund ta shohim edhe Selenën shtatzënë!

Pas Hailey Bieber e cila njoftoi shtatzëninë pak ditë më parë, së shpejti mund të shohim edhe Selena Gomez shtatzënë. Partneri i këngëtares deklaron se është gati ta çojë marrëdhënien e tij në një nivel tjetër.

I ftuar në emisionin “The Howard Stern Show”, Blanco u shpreh se ka dëshirë të krijojë familje me artisten e njohur. Blanco zbuloi se diskutimet për krijimin e një familjeje janë pjesë e rregullt e bisedave të tyre të përditshme. Ai pranoi se të menduarit e një të ardhme me Gomez e përmbush atë si njeri dhe i sjell mjaft gëzim.


Shtuar 17.05.2024 13:15